75 Mall Live Search
18:34 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

KQZ: Mbi 50% e votave nga diaspora tashmë të numëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 147 kuti votimi – 80 prej tyre që përmbajnë fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë komunash dhe 67 të tjera për kuvendet komunale.

Deri më tani, mbi 50% e fletëvotimeve janë numëruar. KQZ ka bërë të ditur se tashmë ka filluar edhe publikimi i rezultateve të këtij procesi në platformën zyrtare për zgjedhjet lokale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/./IndeksOnline/