KQZ-ja mblidhet për të parën herë me anëtarët e rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë institucion tashmë e presin disa punë që lidhen me procese pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme si pikë të rendit të ditës është miratimi i rekomandimit për presidentin e Kosovës, lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Podujevë dhe në Vushtrri.
Ndryshe, KQZ-ja duhet të nisë përgatitjet edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune, në Podujevë.