75 Mall Live Search
19:47 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

KQZ: Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave!

Sot qytetarët e vendit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Në një konferencë për media, Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor tha se tashmë në të gjitha qendrat janë mbyllur vendvotimet.

“Duke u mbështet në komisione komunale, janë mbyll vendvotimet. Numri i qytetarëve me të drejte vote që kanë votuar ka qenë 812, 409 apo 44.18 për qind. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017 për Kuvendin e Kosovës që kanë votuar  759, 549 apo 41.45 për qind. Nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitjen e ankesave lidhur me procesin e sotëm”, tha Daka, përcjellë Indeksonline.

Ajo ka kërkuar që të zbatohen procedurat gjatë numërimit të vptave, ndërsa ka falënderuar institucionet e shtetit, Policinë dhe Prokurorinë si dhe OSBE-në që treguan gatishmëri gjatë ditës së sotme./Indeksonline/