75 Mall Live Search
11:18 / E Diele, 07 Qershor 2026 / MSH1

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Deri në orën 11:00 të 7 qershorit, dalja e votuesve në zgjedhje ka qenë relativisht e ulët.

Nga gjithsej 1,959,962 votues të regjistruar, kanë votuar 146,658 qytetarë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 7.48%, raporton IndeksOnline.

Nga 2,498 vendvotime të hapura, janë përpunuar të dhënat nga 2,222, që përbën 88,95% të totalit të vendvotimeve.

Paralelisht, në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pjesëmarrja ishte 8,64%, duke treguar një rënie të lehtë në daljen e qytetarëve./IndeksOnline/