07:21 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

KQZ memorandum bashkëpunimi me KEDS-in për zgjedhjet lokale

KQZ njofton se sot ne ora 14:00 do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit me kompaninë  për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i kushteve dhe mënyrës së bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe drejtori i Përgjithshëm i KEDS SH. A, George Karagutoff./AktivPress