KQZ: Në 4 komuna përmbyllet numërimi i votave të kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se deri më tani është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 4 komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.
“Procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve”, njofton KQZ.

