KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve, në orën 16:00
Sot, më 27 nëntor në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019.
KQZ-ja ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të numërohen edhe votat e 392 pakove të ardhura nga diaspora pas shpalljes së rezultateve përfundimtare./Indeksonline/