75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

KQZ nesër mban mbledhje, do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve!

Komisioni Qendror Zgjedhor nesër do të mbaj mbledhje e radhës.

Kjo mbledhje do të këtë vetëm një pikë të rendit të ditës: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021, transmeton Indeksonline.

Kjo mbledhje do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e KQZ-së./Indeksonline/