11:45 / E Mërkurë, 24 Prill 2019

KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është marrë vendimi për kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri.

Me 7 vota për dhe dy abstenime (nga Vetëvendosje), kandidatët e Listës Serbe nuk janë certifikuar, raporton Indeksonline.

Edhe pse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nuk deshi të lejonte debat, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi shprehu kundërshtimin e tij duke kërkuar që Listcs Serbe t’i jepet edhe 24 orë kohë që të ndryshojë kandidatët ose të distancohet nga deklaratat e të njëjtëve që mohojnë shtetësinë e Kosovës.

Kurse, Lista Serbe tani ka afat 24 orë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e thotë fjalën e fundit se a kanë të drejtë gare kandidatët serb, apo duhet të propozohen emra tjerë.

Për komunën e Leposaviqit ka aplikuar Zoran Dodiq, për Zubin Potok Sergjan Guloviq, për Zveçan Vuqina Jankoviq dhe për Mitrovicë të Veriut Goran Rakiq.

Ndryshe, kandidatët e PDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë certifikuar.