23:14 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

KQZ nuk publikon ende as rezultatet preliminare nga zgjedhjet në katër komunat veriore!

Ka më shumë se katër orë prej kur ka përfunduar votimi në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Pavarësisht kësaj që nga përfundimi Komisioni Qendror Zgjedhor pati vetëm një paraqitje para mediave, edhe atë për të deklaruar se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit dhe se procesi ka ecur në mënyrë të rregullt.

Edhe pse ora shënon gati 00:00, KQZ ende nuk ka publikuar as rezultatet preliminare, shkruan Indeksonline.

Konferenca për media u paralajmërua disa herë e njëra prej tyre parashihej të mbahej në ora 22:45, gjë që nuk ndodhi.

Nuk dihet se pse KQZ ende nuk publikoi asnjë rezultat të zgjedhjeve të sotme në katër komunat veriore, por që rezultatet e vetme që u publikuan deri më tani janë nga Demokracia në Veprim.

Sipas tyre rezultatet preliminare ishin kësisoj:

Mitrovicë e Veriut:

Lista Serbe, Goran Rakiç (95.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Gonxhe Çaushi (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq (1.6%)               Zubin Potok:

Lista Serbe, Srdjan Vulovic (94.1%)

Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Mehmeti (3.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Liridona Kahrimani (2.8%)

Leposaviq:

Lista Serbe, Zoran Todiç (96.4%)

Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Hetemi (2.1%)

Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Veseli (1.5%)Zveçan

Lista Serbe, Vucina Jankoviç (96.4%)

Lëvizja Vetëvendosje, Avdi Peci (2.2%)

Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci (1.4%)