75 Mall Live Search
22:02 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

KQZ përmes ri-tenderit kërkon të furnizohet me kabina për votim, ndaj mijëra euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet lokale të cilat do të mahen më 17 tetor.

Është Prokurimi i cili përmes një njoftimi ka bërë me dije se KQZ, ka kërkuar që përmes një RI-Tenderi të furnizohet me kabina votimi, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në këtë dokument, për këtë furnizim janë ndarë 45 mijë euro.

Ndryshe, mgjithëse pati propozime nga disa parti politike për t’u zvogëluar ditët e fushatës zgjedhore si pasojë e situatës me COVID-19, fushata do të mbahet për 30 ditë.