75 Mall Live Search
23:22 / E Enjte, 29 Janar 2026 / F.R

KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin të premten

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë të premtën, më 30 janar.

Lajmi është konfimuar për IndeksOnline nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se deri më tani janë rinumëruar mbi 90% e vendvotimeve dhe pjesa e mbetur pritet të përfundojë deri të premten.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve. Deri më tani, mbi 90% vendvotimeve janë rinumëruar dhe për pjesën e mbetur të vendvotimeve, KQZ po planifikon që të rinumërohen deri ditën e premte”, tha Elezi.

Lidhur me kohën se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, ai tha se “kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi dhe se për këtë do të ketë njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.