75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

KQZ pranon vendimin e PZAP – Elezi: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e PZAP për çështjen e certifikimit të Listës Serbe.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha për IndeksOnline se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme”, tha Elezi për IndeksOnline.

Ai shtoi se KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë. /IndeksOnline/