12:56 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / AR

KQZ pranon vendimin e Supremes për Dragashin, mblidhet në ora 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për IndeksOnline se me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme, ora 16:00, KQZ-ja do të mbajë mbledhje.

“E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka thënë Elezi./IndeksOnline/