19:32 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

KQZ pritet të dalë me të dhënat më të reja për rezultatin e zgjedhjeve

Në ora 19:00, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat e veriut të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ku janë zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash, derisa në Zveçan e Leposaviq janë mbajtur zgjedhjet edhe për asamble komunale.

Ajo që ka karakterizuar në gjithë këtë proces zgjedhor, mund të thuhet se pjesëmarrja e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës ka qenë tejet e vogël.

Ndërkohë që në komunat me shumicë serbe nuk ka pasur ndonjë qytetarë që ka ushtruar të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.