KQZ: Procesi i rinumërimit është përmbyllur në 22 komuna
Komisioni Qendror i Zhgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR) janë rinumëruar deri më tani 1,500 nga 2,557 vendvotime, dhe kështu procesi përmbyllet plotësisht në 22 komuna.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”, njofton KQZ.
Sipas KQZ-së, nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 24 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 58% apo 1,500 nga 2,557 vendvotime.
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor në Kosovë.


