75 Mall Live Search
17:53 / E Diele, 11 Maj 2025 / Z S

KQZ publikon shifrat, 38.40% pjesëmarrja deri në 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 38.44% nga 2266 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë në këtë orë përqindja ishte 35.07%, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 16 ka qenë 43.89%./Indeksonline/