75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

KQZ: Rreth 7 mijë aplikime për votimin me postë në zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se deri tani janë pranuar 7,971 aplikime përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org.

KQZ pohon se nga këto aplikime 5,445 janë aprovuar dhe 1,581 aplikime janë refuzuar.

Mërgimtarët për të votuar me postë mund të aplikojnë deri më 15 gusht në ora 12:00.