14:42 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetarja, Valdete Daka.

Gjatë kësaj mbledhje, KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Zgjedhjet u mbajtën me datën 19 maj,  kurse Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyrë zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, raporton Indeksonline.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore janë këto: