14:39 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

KQZ shtyn afatin për aplikim të subjekteve për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale në veri të Kosovës, të cilat pritet të mbahen më 23 prill.

Sipas vendimit të KQZ-së, ky afat i planifikuar të përfundonte më 18 mars, tashmë është ndryshuar dhe i njëjti do të përfundojë më 22 mars.

Në mbledhjen e KQZ-së, u bë e ditur se ky afat po ndryshohet për t’i dhënë më shumë kohë subjekteve politike për të paraqitur kandidatët e tyre.