KQZ-ja sot do të mbajë mbledhjen e radhës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 14:30.
Sipas njoftimit të KQZ-së gjatë mbledhjes do të shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për zgjedhjet.
Rendi i ditës:
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025
3. Aktivitetet e SKQZ-së;
3.1. Raport i sekretariatit për përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025
4. Aktivitetet e zyrës:
4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi II;
5. Këshillat e KQZ-së
5.1. Këshilli për çështje ligjore;
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit komunal në Prishtinë, Obiliq, Leposaviq dhe Zveçan;
6. Të ndryshme


