08:47 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

KQZ sot shpallë rezultatet përfundimtare për Mitrovicë të Veriut dhe Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10:00 do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura, më 29 nëntor në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.

Sipas rezultateve preliminare, në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 51.64 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.86 për qind të votave.

Këto dy komuna tashmë një kohë ishin pa kryetar, pasi Agim Veliu, përkatësisht Goran Rakiqi kishin lënë postet për të marrë poste në Qeveri.