75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / P M

KQZ sqaron: Platofrma për regjistrimin e diasporës do të jetë e qasshme nga orët e të mërkurës pasdite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, platforma elektronike për regjistrimin e votuevse jashtë Kosovës https://diaspora.kqz-ks.org do të jetë e qasshme gjatë pasdites të së mërkurës.

Elezi ka sqaruar se hapja e platformës është e ndërlidhur me mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (e mërkurë, 26 nëntor 2025, ora 15:00) në të cilën pritet të miratohen Qendrat e Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.