75 Mall Live Search
15:38 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

KQZ tregon kur do t’i rinumërojnë 4 vendvotimet e reja

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të përfundoi procesi i numërimit të votave me kusht dhe të atyre personave me nevoja të veçanta, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, të shtunën pritet të rinumërohen edhe katër vendvotime të rejaa, vendim ky që u mor sot në mbledhjen e rregulltë të KQZ-së.

“Siç e kemi bërë të ditur se 27 mijë vota janë të votave më kusht dhe vota e personave me nevoja të veçanta. Deri më ora 15 janë numëruar më shumë se gjysma e tyre, afro 13 mijë.

Gjatë ditëss së nesërmen arrijmë të kryejmë procesin e numërimit të këtyre votave.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme planifikojmë të bëjmë rinumërimin e 4 vendvotimeve”

Në fillim të javës që vjen KQZ-ja do të del të shpallë rezultatin e 6 tetorit./Indeksonline/