09:22 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

KQZ tregon procedurën si të votohet më 22 tetor (Video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video mesazh për qytetarët e Kosovës për t’iu sqaruar procedurën e votimit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të 11 qershorit është vërejtur një numër i madh i fletëvotimeve jo valide.

Institucione vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë kanë kërkuar nga KQZ që të hartojë më tepër udhëzime për qytetarët se si të votojnë për të shmangur numrin e fletëvotimeve të pavlefshme./AktivPress