75 Mall Live Search
21:59 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

KQZ: Tri subjekte kanë aplikuar për zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka treguar që deri më tani tre subjekte politike kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri.

Zgjedhjet në Veri do të mbahen me 19 maj në katër komunat e veriut të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Lista Serbe është subjekti i cili ka aplikuar për zgjedhje në katër komunat.

Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për zgjedhje mbyllet sonte në ora 24:00./Indeksonline/