16:21 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

KQZ vendos për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve në tërësi.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se pas vendosjes në karantinë të këtyre kutive dhe shqyrtimit të tyre ka kërkuar që të rinumërohen, duke mos cekur se për cilat vendvotime bëhet fjalë.

“Nuk janë të plotësuara formularët e kandidatëve, e në rastet tjera mungojnë formularët e kandidatëve”, ka thënë Ahmetaj.