75 Mall Live Search
10:48 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

KQZ-ja vendos përfundimisht për mbajtjen e zgjedhjeve, në Podujevë

Edhe 67 vëzhgues të tjerë u akredituan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të përcjellë nga afër procesin zgjedhor, që do të zhvillohet këtë të diel në Komunën e Podujevës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i vëzhguesve të akredituar deri tani është 1.554 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ vendore dhe ndërkombëtare si dhe ambasada.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen përfundimisht dhe janë marrë të gjitha masat e duhura.

Ajo i ka porositur votuesit, të cilët kanë simptoma të rënda të gripit të mos dalin në votime.

Daka ka kërkuar nga qytetarët të mos krijojnë panik sepse ende asnjë rast nuk është shënuar me koronavirus./IndeksOnline/