KQZ: Vetëm 8,28% e qytetarëve votuan deri në ora 11:00

Numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar sot në Kosovë nuk ka qenë i lartë, deri tani.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm 8,28% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 11:00.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.
/Indeksonline/