KQZ’ja shtyn konferencën e orës 19:30, ka pasur qendra ku nuk është mbyllë votimi në ora 19:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për gjysmë ore konferencën e katërt për sot, të cilën e kishte paralajmëruar për në orën 19:30.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë para mediave se shtyrja e kësaj konference ka ndodhur për shkak se në disa qendra të votimit ka pasur radhë të qytetarëve që kanë qenë duke pritur për të votuar.