75 Mall Live Search
22:03 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

“Krah Teje”, Durim Halilaj shpalos synimet e tij si deputet

Në mesin e shumë kandidatëve për deputet është edhe 110-shi i AAK-së, Durim Halilaj.

Nën moton “Krah Teje” dhe me bekimin e degës së AAK-së në Gjakovë, Halilaj synon karrigen e deputetit për 4 vjetet e ardhshme.

Ai pohon se Kosova ka nevojë për siguri, orientim të qartë euroatlantik dhe të qëndrojë krah Amerikës, aleatit më të madh të saj.

Halilaj deklaron se objektivi i qeverisjes është rritja ekonomike pre 7% në vit dhe ndalimi i rritjes së çmimeve.

“Përpara kemi shumë punë. Por jam i bindur se, së bashku  dhe gjithmonë Krah teje mund ta çojmë Kosovën aty ku e meriton!” deklaron ai.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës zhvillohen më 28 dhjetor.