75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Krah yjeve më të famshëm, Arbnora Ademaj bëhet pjesë e kinematografisë turke

Arbnora Ademaj ka kohë që ndodhet në Turqi. Bukuroshja kosovare është futur në botën e kinematografisë turke atje ku po xhiron një film të huaj.

Krah yjeve më të njohur të botës filmike turke, Nora po përfaqëson bukurinë dhe talentin që kemi si popull.

Me një fustan të gjatë, Arbnora është parë sot nën shoqërimin e aktorit të njohur turk, Tolga Gulec.

Se çfarë do të na sjellë Arbnora me vizitat e fundit në Turqi, mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Indeksonline/