75 Mall Live Search
23:18 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / C E

Krahasimi “kokë me kokë” Ronaldo – Messi, ja cili është më i miri

Rivaliteti në mes të Messit dhe Ronaldos e kanë bërë më të bukur futbollin në 15 vitet e fundit.

Sa luanin bashkë në La Liga ata ishin në qendër të vëmendjes dhe çdo ndeshje në mes të Realit dhe Barcelonës iu referohet dy yjeve të futbollit.

Por cili është më i miri në ndeshjet kundër njëri tjetrit.

Lionel Messi ka fituar 16 ndeshje kundrejt 11 fitoreve që ka Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka dhe një gol më shumë të shënuar 22, derisa portugezi ka realizuar 21 gola kundër tij.

Në asistime ylli i Barcelonës është dukshëm më i mirë me 12 asistime ndaj 1 asistimi që ka Ronaldo. /IndeksOnline/