22:54 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / G

Krahasimi me Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 2019-ës: LVV u rrit për 29 deputetë, LDK humbi 13 deputetë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, kurse të enjten pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shpallë rezultatin përfundimtar dhe më pas do të bëjë certifikimin e rezultateve.

Në bazë të gjitha të dhënave nga KQZ (rezultateve preliminare, votave me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta), shpërndarja e mandateve pritet të jetë si më poshtë:

LVV – 58 deputetë

PDK – 19 deputetë

LDK – 15 deputetë

AAK – 8 deputetë

Lista Serbe – 10 deputetë

Minoritet tjera – 10 deputetë

Nëse këto rezultate krahasohen me ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019, vërehen ndryshime të mëdha në përbërjen e grupeve parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 29 deputetë më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënien më të madhe nga zgjedhjet e kaluara duke humbur 13 deputetë.

PDK po ashtu ka rënie, duke marrë 5 deputetë më pak se në vitin 2019.