75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Krahasimi me zgjedhjet e 2019-tës me 2021-ën, votat që fituan të gjitha partitë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar krahasimin e votave nga zgjedhjet e vitit 2019-të me vitin 2021.

Gjithashtu, ai ka publikuar edhe krahasimet për mandatet e fituara nga subjektet politike kryesore në dy palë zgjedhjet, shkruan Indeksonline.

“Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka shkruar se LVV shtë subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota.

“Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV-ja është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet e tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA).