75 Mall Live Search
17:33 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Krahasohen statistikat e Bale dhe Zidane në Real Madrid, uellsiani më i mirë

Real Madridi po kërkon ta ‘heqë qafe’ Bale sa më parë që të jetë e mundur.

Zidane nuk ka qenë kurrë tifoz i madh i Bale dhe të dielën ai e la jashtë uellsianin në miqësoren ndaj Bayern Munich, ku e humbën me rezultat 3-1.

Duke folur me gazetarët pas ndeshjes, Zidane shpjegoi se do të ishte një “gjë e mirë për të gjithë” nëse Bale do të largohet në ditët në vijim.

“Bale nuk luajti sepse ai është shumë afër largimit”, tha francezi. “Ne shpresojmë që ai të largohet së shpejti, do të ishte më mirë për të gjithë.

“Ne po punojmë për transferimin e tij në një ekip të ri. Nuk kam asgjë personale kundër tij, por vjen një kohë kur gjërat bëhen sepse ato duhet të bëhen.

Që nga komentet e Zidane, Bale është lidhur me një lëvizje në Paris Saint-Germain që do të shihte Neymar të levizte në kryeqytetin spanjoll.

Disa klube në Kinë janë gjithashtu të interesuar dhe ata janë të përgatitur të paguajnë 30-vjeçarin 1 milion funte në javë.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë Bale, por një gjë që është e sigurt: ai meriton respekt për atë që ai ka arritur në Spanjë.

Bale ka fituar 14 trofe që nga transferimi në Real Madrid në vitin 2013, duke shënuar 102 gola dhe duke asistuar në 65 në 231 ndeshje.

Krahasoni ato shifra me Zidane-n gjatë kohës së tij në Bernabeu dhe tregon se në të vërtetë Bale është shumë i nënvlerësuar.

Megjithatë Bale është një sulmues ndërsa Zidane ka qenë mesfushor, por statistikat tregojnë se Bale meriton trajtim më të mirë në Real dhe është përgjegjësi e Zidane si menaxher për të siguruar që ai të arrij atë./Indeksonline/