Krahë të bukur dhe me muskuj

Guxoni të nxirrni në pah krahët tuaja gjatë verës, por pasi të jeni siguruar të bëni këto ushtrime më parë.
Shpatulla të forta
Pozicioni fillestar: vendosni krahët mirë mbi një top, këmbët mbajini drejt dhe qëndroni mbi gishta. Mbajeni kokën në të njëjtin drejtim me pjesën tjetër të trupit (shikoni topin), shtrini qafën. Bëni 3 seri me pompa mbi top (me nga 15 ushtrim) me nga 1 minutë pushim midis tyre.
Ushtrime për gjoksin
Pozicioni i fillimit: Uluni mbi top dhe këmbët mbështetini mirë në tokë. Mbani shpinën drejt, qafën e ngritur lart dhe bërrylat e përthyera. Merrni llastikun dhe mbajeni duart nw pozicionin e orws 10 pa 10(si në foto) dhe shtrëngojini fort. Ngrijini duart njëkohësisht dhe bëni 20 ushtrime.
Krahë të fortë
Pozicioni i fillimit: Mbështesni krahë e hapura në një karrige shumë të qëndrueshme 60 cm të lartë. Këmbët shtrijini në tokë. Në këtë pozicion që jeni bëni ngritje dhe ulje për të forcuar krahët. Bëni 4 seanca me 12 ushtrime.