13:49 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Krahë të tonifikuar për pak minuta ushtrime

Nuk keni nevojë të stërviteni me orë të tëra për ta marrë rezultatet që dëshiron nëse gjeni ushtrimet e duhura, dhe punoni në mënyrën e duhur edhe 10 minuta do të japin efektin e një orë stërvitje. 

Ja disa ushtrime që duhet të bëni për të pasur krahë të tonifikuar dhe me muskuj. Këtë rutinë përsëriteni 2 herë.

Push-Ups/ Janë pompat ulje dhe ngritje me krahët. Kjo është shumë e mirë për muskujt e krahëve dhe bustit. Bëni 20 përsëritje të tilla.

Overhead Tricep Extensions/ Qëndroni drejt me një peshë në duar dhe mbajini krahët lart sipër kokës. Më pas ulini ato para duke formuar një kënd 90 gradë me bërrylat dhe ngrijini sërish lart drejt. Kjo do të punojë me muskujt e tricepsit. Lëvizni vetën pjesën e parakrahut tuaj dhe pjesë tjetër duhet të rrijë statike.

Dips/ Mbështetuni në një stol si në figurë dhe më pas uluni poshtë duke mbledhur duart pa prekur dyshemenë edhe ngrihuni sërish lartë. Përsëriteni këtë 20 herë. Ky ushtrim punon thuajse me të gjithë muskujt e krahëve.

Tricep Kickbacks/ Merrni nga një peshë në secilën dorë dhe më pas përthyeni pak gjunjët dhe përkulni pak trupin para duke e mbajtur atë dejtë. Me duart e shtrira para dhe me pesha çojini pas në vijë të drejtë me trupin. Sigurohuni që ta mbani kokën lart. Bëni 20 përsëritje të tilla.

Lateral Raises/ ashtu siç jeni me peshat në duar qëndroni drejt dhe hapini karahët anash dhe ulini sërish poshtë. Edhe këtu bëni 20 përsëritje.