75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Krahët e Nicole Kidman në këtë foto do t’ju shokojnë

Nicole Kidman ka marrë qindra komplimente nga ndjekësit për krahët e saj të tonifikuar në foton e kopertinës për revistën Perfect.

Aktorja, 55 vjeç, duket fantastike me një mini-fund Diesel dhe një kanatjere, teksa pozon në këmbë me krahët në këtë pozicion:

Revista e cilëson aktoren si “ikona perfekte”.

Që prej publikimit të fotos, fansat kanë lavdëruar fizikun e yllit të “Big Little Lies” në rrjetet sociale.

“Absolutisht mahnitëse! A janë të vërteta?”, shkruan dikush.

Një tjetër thotë:

“Me të vërtetë që Nicole është ikonë. Çfarë krahësh!”

Nëse ju duhej një motivim për t’u stërvitur sot, thjesht mbani në mendje krahët e Nicole.