Kraki: Nëse nuk zgjidhet kryetari të shkohet në zgjedhje

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, i pyetur se nëse nuk bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit a pret që çështja të dërgohet sërish në Gjykatë Kushtetuese, tha se duhet të shkohet në zgjedhje.
“Nëse nuk realizohet ajo që kërkohet prej gjykatës duhet të shkohet në zgjedhje. Gjykata ka rrezik që prapë të shkel Kushtetutën. Është rrezik në të dy anët”, tha Kraki.