75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Krasitja e drunjëve mbyll dhunshëm disa lokale në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot ka nisur punimet për krasitjen e drunjëve në sheshin “Skënderbeu”.

Qytetarët kanë hasur vështirësi në qarkullim në atë pjesë, pasi drunjët janë shpërndarë gjatë tërë sheshit.

Madje disa lokaleve i janë vendosur drunjët para hyrjes e kështu i kanë bllokuar.

Menaxheri i një lokali thotë për Indeksonline se janë detyruar të mbyllin lokalin pasi e kanë të pamundur funksionimin.

Midis qendrës na kanë blloku. Jemi të detyrum me mbyll lokalin“, u shpreh ai.

Ankesa për këto punime ka pasur edhe nga qytetarë të shumtë./Indeksonline/