75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 03 Maj 2025 / FR

Krasniqi fton deputetët të mos votojnë në formë të mbyllur: Mos u bëni pjesë e cirkut

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka nisur seancën duke kërkuar nga partitë që s’kanë propozuar anëtarë për komisionin për të organizuar votimin e fshehtë për të propozuar nga një përfaqësues.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dalë në foltore dhe ka kërkuar nga Dehari që të mos bie pre e presionit të partisë dhe të mos e shkel Kushtetutën.

“I nderuar kryesues iu ftoj që përkundër presionit që e keni nga partia që i takoni mos u bëni pjesë e shkeljes ligjore”, ka thënë Krasniqi

“Mos e shkelni Kushtetutën, mos e bëni cirk këtë Kuvend”, ka shtuar tutje Krasniqi.