75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 18 Gusht 2023 / S Z

Krasniqi: Duhet të marrë fund keqqeverisja e karakterizuar me korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare

Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqperdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)  Memli Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se  keqqeverisja  e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.