75 Mall Live Search
12:18 / E Premte, 17 Shtator 2021 / OSH

Krasniqi: 2.7 milionë euro për 3 mijë të rinjë kosovarë

Ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka siguruar mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjët në Komunat e vendit, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij kjo mështetje kap vlerën 2.7 milionë euro për 3 mijë të rinjë nga 10 komuna.

Ai tha se komunat pjesëmarrëse janë: Gllogoci, Hani Elezit, Rahoveci, Skenderaji, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaji, Ranillugu dhe Zveçani.

Postimi i plotë:

2.7 Milion, 3000 te rinjë, 10 Komuna, Qeveria e Kosovës siguron mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjët në Komunat e Kosovës

Sot, së bashku me Kryeministrin z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministren znj. Emilija Redzepi, Të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasaëara, Menaxherin e Bankës Botërore, Zyra në Kosovë, z. Massimiliano Paolucci dhe Kryetarët e Komunave të përzgjedhura kemi nisur projektin “Komunat për të Rinjtë në Kosovë” (M4Y) në një ceremoni të organizuar publikisht duke respektuar rreptësisht masat anti-Covid-19.

Objektivi i ‘M4Y’ është përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike të së paku 3,000 të rinjve të margjinalizuar në Kosovë nëpërmjet aktiviteteve të nxitura nga të rinjtë për angazhimin qytetar dhe ngritjen e aftësive.

Komunat pjesëmarrëse janë: Gllogoci, Hani Elezit, Rahoveci, Skenderaji, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaji, Ranillugu dhe Zveçani.