Krasniqi: Adem Jashari i dha kuptim nëntorit
Kryetar i Këshillit Kombëtar në NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, për nder të festës së 28 Nëntorit, ka thënë se ditëlindja e Adem Legjendarit do të mbetej lindje e zakonshme nëse nuk do të ishin veprat e tij jetësore, shkruan Indeksonline.
Sipas Krasniqit, Adem Jashari iu dha kuptim Nëntorëve në përmasën që kanë ata sot.
Ky është statusi i plotë:
SOT ISHTE DITELINDJA E KOMANDANTIT LEGJENDAR – ADEM JASHARIT
Ditëlindja e Adem Legjendarit, do të mbetej një lindje e zakonshme pa veprën e tij jetësore. Ditëlindjen e Adem Jasharit e bënë të jashtëzakonshme, Kryevepra jetësore e tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Flijimi Biblik i Jasharëve, Liria e Kosovës, Pavarësia dhe Sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Legjendari ynë, Nëntorëve të Lavdishme ju dha kuptimin e përmasën që kanë sot ndër NE, NENTORET!
Lavdi e perjetshme Legjendarit!