75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krasniqi akuzon ARKEP-in: S’po e parandaloni shitjen e IPKO-s te Serbia

Anëtari i Komisionit për ekonomi, Memli Krasniqi, ka akuzuar Bordin e ARKEP-it që asnjë hap dhe asgjë zyrtarisht nuk ka vepruar për t’ia parandaluar shitjen e IPKO-s Serbisë, që është një kërcënim serioz që mund t’i bëhet vendit.

Krasniqi nga PDK-ja ka fajësuar ARKEP-in që nuk ka ftuar ende IPKO-n të raportojë për këtë proces.

Ai ka cilësuar këtë proces si një prej problemeve më të mëdha që po i shfaqet Kosovës që nga paslufta.

“Ju jeni takuar me kryeministrin vetëm pasi ai ka shprehur interesimin. Bash asgjë s’jeni duke bërë në këtë drejtim ose s’keni marrë asnjë hap. Keni pas të drejtë të ftoni edhe IPKO-n për këtë pasi po besoj edhe janë të obliguar t’ju raportojnë. Kështu që ju edhe nuk guxoni të votoni pro shitjes së IPKO-s Serbisë. Ju edhe të votoni, ne do ta shfuqizojmë atë vendim. Sepse ju jeni bord i votuar nga Kuvendi”, tha Krasniqi gjatë raportimit të bordit të ARKEP-in në Komisionin parlamentar për ekonomi.