75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

Krasniqi asist, Rrahmani gol… Rapidi po fiton në derbi

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Steauas së Bucurestit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë.

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline

Rrahamani shënoi në minutën e 53’të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij prej dy golave.

Lojtari kosovar shënoi pas një asisti nga Ermal Krasniqi.

Kujtojmë që ky ishte goli i 12-të i Albion Rrahmanit këtë sezon në ligë me fanellën e Rapidit./Indeksonline/