12:15 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Asnjë ministër në seancë, kryeministrit nuk po i shkon fjala

Albert Krasniqi, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, njëherit njohës i zhvillimeve në Kuvend, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ministrave në seancën e sotme.

Krasniqi thotë se kryeministrit Ramush Haradinaj i cili më herët kishte kritikuar ministrat e kuvendit të tij, fjala nuk po i shkon pasi sipas tij, asnjë ministër sot nuk ishte prezent në seancë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë i Krasniqi:

Kryeministrit nuk po i shkon fjala
Ne fund te muajit te kaluar Kryeministri kishe qortuar ministrat e kabinetit te tij qe po mungojne ne seancat e Kuvendit. Nga ta kishe kerkuar te ndalin pak turizmin e te jene me shume ne Kuvend.
Ne seancen e sotme asnje minister nuk eshte prezent. Kuvendi po behet kinse po mbikeqyre Qeverine, e kjo e fundit kinse po punon, per popull.