75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Krasniqi: Çdo propozim nga VV-ja do ta votoj pro

Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi, ka deklaruar para gazetarëve se do të votojë pro për çdo kandidaturë që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Si në çdo seancë tjetër edhe në këtë seancë, kandidati që propozohet votohet pro dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kam nevojë të bëj analiza hipotetike, çdo propozim që vjen prej VV-së unë e votoj,” tha ai.