13:33 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krasniqi del në terren, inspekton punimet në Zonën Ekonomike të Lipjanit, ku do të investohen 2.3 milionë €

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka parë nga afër punimet në zonën Ekonomike në Qylagë të Lipjanit.

Ministri Krasniqi u njoftua për punët që po kryhen aty, teksa mori zotimin se në fund të këtij viti, do të jetë e gatshëm kjo zonë për shumë biznese.

Ai u nda i kënaqur nga ajo që pa sot. Ai tha së kjo është një zonë shumë e rëndësishme për vendin tonë, e cila i ka munguar vendit tonë.

Krasniqi tha se Zona të tilla janë shumë të rëndësishme për vendin tonë, me sipërfaqe prej 56-hektarësh ku i gjithë projekti do të kushtojë 2.3 milionë euro.

“Ne sot jemi këtu ne Zonën Ekonomike këtu në Lipjan për të parë nga afër punimet e kësaj zone se deri ku kanë shkuar këto punime dhe sa jemi brenda planit dinamik. Duke pasur parasysh situatën pandemike që kemi qenë në pauzë, megjithatë operatori ekonomik u zotua që do t’i kryejë punimet planit dinamik që deri në fund të këtij viti do të kryhen të gjitha punët; tha ndër të tjera ai.

“Komplet zona në finalizimin e saj do të ndahet në faza ku komplet është 56 hektarë që gjithsej vlerën e ka në 2.3 milionë euro”, tha ai, teksa shtoi që deri në fund të këtij viti të finalizohet një pjesë, në mënyrë që t’i ftojnë bizneset për te aplikuar”, shtoi ai.